ALI AHMETI ËSHTË ME POPULLIN E PRONARË I GJAKUT TË DERDHUR PËR LIRI ËSHTË POPULLI

03 maj 2022 | 17:22

Ismet Sylejmani

Më 2 Maj 2001, teritori i kontrolluar nga Brigada 113 ”Ismet Jashari-Kumanova” e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, që komandohej nga Instruktori i Shtabit të Përgjithshëm Komandanti Gjeneral Maliq Ndreca-Mala, dhe Komandanti i Brigadës, Heroi i Kombit Fadil Nimani-Tigri, u shpall Zonë e lirë!

Më 2 Maj 2022, në 21 vjetorin e shpalljes së Zonës së Karadakut, Zonë e Lirë, Kryekomandanti i UÇK-së Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëluftëtarë e nga familjet e dëshmorëve, i shoqëruar nga ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, i shoqëruar nga Komandantë të Brigadave e komandantë të niveleve të ndryshme, i shoqëruar nga Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut ish-Koamndanti i Brigadës së UÇK-së Talat Xhaferi, i shoqëruar nga Zvëndës Kryeministri i Parë i Qeverisë Artan Grubi dhe nga anëtarë të Kabinetit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, nga Ministra, Zv. Ministra, Deputet, Kryetar Komunash, bëri homazhe në Sllupçan te varrezat e dëshmorëve dhe inauguroi monumentin gjigant me gjatësi të lartë, që është unikat në trojet shqiptare!

Përshëndetja e Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti nga ballkoni i Pirgut gjigant, me duar e shtrënguara në shenjë uniteti në nderim të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Kombit dhe në drejtim të pjesmarrësve është epike, është historike dhe mbi të gjitha është porosi brezave, se aty ku nuk harrohet gjaku i derdhur për liri dhe ku nderohet gjaku i derdhur për liri, populli është zot i fateve të veta dhe Kombi patjetër prosperon dhe shënon suksese pa ndalur dhe Atdheu bëhet gjithmjë e me i sigurtë dhe më i begatë i rrethuar me miq e aleatë të mëdhenjë!

Kjo ngjarje ashtu si edhe shumë të tjera, dëshmoi se ata që e gëzojnë besimin e popullit, do të jenë në ballë të kolonës, sepse populli është pronarë i gjakut të derdhur për liri!

Ali Ahmeti është me popullin shqiptar dhe me aleatët e Tij besnik!

Prishtinë, 2 Maj 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti sot bashkëbisedoi me të gjithë avokatët dhe…