Ali Ahmeti: Jam ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

22 korrik 2020 | 21:53

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë me dije se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar Specialja e ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën.

“Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time”.

“Andaj, ju njoftoj që Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK-së dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”.

“Gjithëmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar çiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviqit”, ka shkruar Ahmeti.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka…