Ali Ahmeti kujton në përvjetorin e lindjes heroin Bahri Fazliu

31 gusht 2023 | 16:07

“Kujtojmë sot me krenari në përvjetorin e tij të lindjes, heroin e kombit Bahri Fazliun. Vitet e jetës së tij në shërbim të kauzës kombëtare për lirinë e Kosovës janë udhërrëfyes frymëzues i atdhedashurisë”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Ai ka theksuar se guximi dhe bindja për fitoren e së drejtës ishte tipari dallues i Bahriut, i cili bashkë me vëllain e tij Fahriun dhe shokun e idealit Afrim Zhitinë ishin flamurtarët e lirisë.

“Rënia heroike e Fahriut dhe Afrimit i shkaktoi dhimbje, por nuk e demoralizoi. U betua para varreve të tyre se deri në frymën e fundit do të veprojë për jetësimin e amanetit të tyre. Ra heroikisht më 7 maj të vitit 1998 për të lënë pas vetes gjurmët e heroizmit që përcillen brez pas brezi dhe libra të shkruara nga dora e tij si përshkrim realist i sagës së Kosovës”, ka shkruar Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Teksa një ditë më parë ishte në gjendje të stabilizuar,…