Ali Ahmeti me këto fjalë e përshkruan 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës

12 qershor 2019 | 14:47

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte prezentë në festimin e 20-vjetorit të lirisë së Kosovës, ka thënë se sot në Prishtinë ka ndier frymën e sakrificës së dhjetëra, qindra, mijëra ushtarëve, dëshmorëve, martirëve, veprimtarëve, patriotëve ndër dekada për të ardhur deri tek dita e ëndërruar e pavarësisë, e lirisë, e fitores.

“Por, rrugën tonë të sakrificës dhe të flijimit e bëmë me miq, me dashamirë, me njerëz të drejtë dhe të përkushtuar për drejtësi, demokraci, liri dhe solidaritet, siç ishin dhe janë Presidenti Klinton, Sekretarja e Shtetit Medlin Ollbrajt, Gjenerali Vesli Klark, por edhe Sekretarët Solana dhe Robertsoni, Kryeministri Bler dhe shumë të tjerë. Gjersa po qëndroja përballë Gjergj Kastriotit dhe krah miqve dhe kontribuuesve, me përshkoi një ndjenjë, një kujtesë dhe një mall për të gjithë shokët e mi dhe për ditët, javët, muajt e vitet që ia falëm Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Bashkë me ta, ca dëshmorë, ca invalidë, e ca veteranë, Kosovës ia falim të gjitha vitet tona të përkushtimit dhe jam i sigurt, që, ashtu si do të thoshte edhe vet Fehmiu, po të kishim edhe nga një jetë do t’ia falim përsëri Kosovës dhe kombit. Të qofsha falë Kosovës, sot e përjetë”, ka shkruar Ahmeti.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Gazetari i “The Guardian”,…