ALI AHMETI NUK ËSHTË GRUEVSKI, PASKENI RRJEDHUR ZOTI SELA

12 maj 2022 | 22:40

Prof. Mentor Dauti

Krahasimet kur nuk janë të qëlluara janë jo vetem banale, por jane edhe të dëmshme dhe me pasoja për të ardhmen edhe të tërë skotës përfaqësuese e të tjerëve që i rrethojnë e i mbështesin qoftë edhe me koshiencë.

Se Ali Ahmeti nuk është Gruevski dhe nuk ka per të qenë kurrë sikur ai, kjo jo vetëm është e vërtetë si drita e diellit, por është edhe fat nacional e perspektivë kombëtare e shtetërore shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Zoti Ziadin Sela, ai që realizon ëndrrat e stërgjyshërve, gjyshërve e baballarëve, të cilët në të kaluarën janë vrarë, janë masakruar e janë shfarosur nga dhuna dhe barbaria pushtuese ruso-serbe dhe aleatët e tyre antishqiptarë, e presin vetëm ditë të bardha dhe ndaj tij ka vetëm dashuri, vetëm respekt e gjithmonë përkrahje nga populli shqiptar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti është Adem Jashari i gjallë i popullit shqiptar të Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti është Ibrahim Rugova historik i Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti është Albin Kurti modern i Maqedonisë së Veriut.

Ali Ahmeti edhe pse dëshirojnë armiqt e tradhëtarët, kundërshtarët e puthadorët, Ai do të vazhdojë deri sa të rrahë zemra e Tij, të jetë ylli ndriques, që shkëlqen e rrezaton dashuri epike për popullin e Tij, për aleatin e madh të popullit shqiptar Amerikën, kampionen e demokracisë botërore dhe aleancën e NATO-s, që do të mposhtin Federatën Ruse dhe Serbinë, të cilat janë aleatet e sigurta, të hapura e të fshehta të Gruevskit dhe legenëve halabak shqiptar që shkojnë pas tij dhe pasardhësve të tij në VMRO-DPMNE.

Zoti Sela mos e lejoni vetën tuaj të hani bukën e të pini ujin shqiptarqe dhe të mendoni, të flisni e të godisni vëllezërit tuaj, simbas praktikës dhe teorisë ruso-serbe dhe kuzhinës maqedonase të Gruevskit.

Marrveshja e Ohrit është e arritur e madhe nërkombëtare pas përfundimit të luftës së UÇK-së në vitin 2001 në Maqedoninë e Veriut, e cila është e arritura më e madhe jo vetëm e popullit shqiptar por edhe e kryenegociatorit amerikan James Pardew dhe atyre europian.

Vaji yt dhe lotët tuaj për femijët e luftëtarëve dëshmorë të UÇK-së, janë vaji i qyqes dhe lotët e krokodillit, sepse ti nuk mund ti duash nga pozita e njerkës femijët më shumë se sa Nëna.

UÇK Kombëtare nuk ka mbetur jetime në Maqedoninë e Veriut që ti të bëhesh avokati i sajë dhe i fëmijëve e familjeve të dëshmorëve, por e ka legjendarë të legjendarëve, themeluesin e Komandantin e saj të pamposhturin, Liderin karizmatik e kombëtar Ali Ahmetin.

Rrjedhja është smundje, ndaj të cilës duhet të aplikohet terapia shëruese dhe jo ndërhyrja kirurgjike.

Zoti Sela ndalu mos u bëj kundërmues, shih dhe bindu se dielli me shoshë nuk mbulohet.

Ali Ahmeti është diell, ndriqon në tërë globin shqiptar.

Ska më netë të zeza mbi truallin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Ndriqon fortë e nuk zbehet kurrë dielli me emrin Ali Ahmeti.

Shpresa jote se Ali Ahmeti një ditë do të përfundojë si Gruevski, do të jetë e vdekur, jo vetëm pse shpresa vdesë e fundit, por pse kjo është dëshirë e smuar dhe shpresë e ligë, por edhe antishqiptare dhe anti euroatlantike.

Tetovë 12.05 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur parlamentarët evropian vizituan Kosovën në Maj 1989, pavarësisht gjendjës…