Ali Ahmeti përfundoi intervistimin nga Gjykata Speciale

03 shtator 2020 | 17:22

Zyrtari i lartë i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), aktualisht zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë e Maqedonisë, Artan Grubi, ka bërë me dije se kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përfunduar intervistimin dyditorë pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës në Hagë.

“Kryetari Ahmeti sa po e përfundoi intervistimin dyditorë pranë Prokurorisë Speciale të Kosovës në cilësinë e dëshmitarit si themelues i UÇK-së dhe LPK-së dhe kthehet në Maqedoni”, ka shkruar Grubi në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Faik Krasniqi Vdekja është njerëzore dhe këtë e kishte…