Ali Ahmeti takohet me gjeneralin Sylejman Selimi dhe Xhavit Halitin

01 shkurt 2019 | 07:34

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI, Ali Ahmeti, ka qëndruar në Prishtinë, me ç’rastë ka takuar bashkëveprimtarin e tij, gjeneralin Sylejman Selimi dhe mikun e tij, Xhavit Halitin.

“Qëndrova në Prishtinë për të takuar miqtë e mi dhe për të këmbyer mendime rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.  Më gëzoi rasti për ta takuar edhe bashkuftëtarin dhe bashkëveprimtarin tim, gjeneralin Sylejman Selimi. E urova për lirinë e merituar, por edhe për qëndresën stoike dhe durimin”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kosovës, në këto ditë vendimtare, i duhen pranë të gjithë ata që duan ta shohim atë të fortë, të sigurtë, të qëndrueshme dhe në partneritet euro-amerikan me perspektivë euroatlantike.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fal bashkëpunimit të përfaqësuesve të Komitetit Lokal për Siguri Publike…