Ali Ahmeti takohet me Liburn Aliun, ja për çfarë biseduan

17 qershor 2025 | 12:09

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Kosovës (BDI), Ali Ahmeti, mbrëmë ka njoftuar se ka pritur në zyrë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Ai ka thënë se kanë biseduar për projekte të përbashkëta.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres ministrin e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës, z. Liburn Aliu. Gjatë këtij takimi miqësor dhe të hapur biseduam për projektet e përbashkëta që lidhin vendet tona dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të zhvillimit rajonal. Si gjithmonë, mbetem i përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, në dobi të qytetarëve tanë”, ka shkruar Ali Ahmeti në “Facebook”.

May be an image of 4 people

May be an image of 2 people and text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të…