Dështimi i 33 në Kuvend, Koci: Të qeshemi së bashku, faturën po e paguan populli
17 qershor 2025
| 11:56
Avokati Arianit Koci ka reaguar për dështimin e 33-të të konstituimit të Kuvendit.
Ai ka bërë me dije se ky është një cirk, i cili po vazhdon.
Koci ka shkruar në “Facebook” se faturën për këto dështime po e paguan populli.
“Pasnesër ka me qenë hera e 34, e të shtunën e 35. Cirku i deputetëve vazhdon. Të qeshemi së bashku! Ama mos harroni: faturën – po e paguajmë ne. Votuesit. Populli!”, ka shkruar Koci, i cili deri më tani disa herë ka protestuar para Kuvendit, duke kritikuar deputetët për ngërçin politik.



