ALI AHMETI U PRIT NË TAKIM NGA KRYETARI I KOMUNËS SË GJILANIT ALBAN HYSENI

26 nëntor 2022 | 12:57

Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, në Gjilan, u prit nga Kryetari i Komunës Alban Hyseni!
Në ditën historike, më 25 Nëntor 2022, kur do të vëhej gurthemeli për shtatoren e Deputetit të popullit shqiptar, Heroit të Kuvendit të Kosovës në Prizren, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica, Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Arianit Sadiku, dy figurat më të larta të Gjilanit i rezervuan një pritje të ngrohtë e vëllazërore, Ali Ahmetit!
Më vonë takimit iu bashkua edhe Luan Aliu, Deputet në Parlamentin e Kosovës!

Në takim te Kryetari i komunës së Gjilanit, Udhëheqësi shumëvjeçar i LPK-së, ilegali i madh e themeluesi i tri ushtrive çlirimtare të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, ish- Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Ali Ahmeti, shoqerohej nga Ish- Komandanti i Brigadës 114 të UÇK-së, aktualisht Zëvendësministr i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut Nazim Bushi!
Pas përfundimit të takimit, dy kryetarët Ali Ahmeti dhe Alban Hyseni, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Arianit Sadiku dhe Deputeti i Parlamentit të Kosovë Luan Aliu, zbritën në sheshin para ndërtsës së Komunës dhe filloi ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit të shtatores të Simbolit të Bashkimit me Shqipërinë, Tribunit të Kombit Ramiz Cernica!

Ismet Sylejmani,
Gjilan, 25 Nëntor 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike…