ALI AHMETI, USHTRIA E KOSOVËS DHE ABDYLMEXHIT KARAGA-XHITA

15 dhjetor 2022 | 23:47

Ismet Sylejmani

Krijimi i USHTRISË SË KOSOVËS, është kryengjarje e madhe në të cilën janë të përfshiera me kontributin e tyre të gjithë brezat, të gjitha gjeneratat e popullit shqiptar!

Me vendimin, kontributin dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Udhëheqësit të popullit shqiptar Ali Ahmeti, shqiptari nga Kërçova Abdylmexhit Karaga-Xhita, anëtar i LPK-së dhe pjestari ndër të parët i UÇK-së, nga posta e Shkupit, kryeqendra e Maqedonisë së Veriut, më 20 ( e diel ), nëntor 1994, postoi dhe nisi njoftimin e madh dhe historik, KOMUNIKATËN e parë, të 17 Nëntorit 1994, për themelimin e USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS!

Për Kosovën, për lirinë dhe pavarësinë e saj, shumë shokë e bashkëveprimtarë, heronjë e dëshmorë, të plagosur e veteranë të çështjes së Atdheut, kanë vepruar e kanë luftuar pandërprerë kudo e në çdo çast, me çdo mjet e në çdo forme të lejuar e të pranuar ndërkombëtarisht, dhe më 14. 12.2018 edhe de jure, u bë me USHTRI të pranuar e të njohur nga SHBA- të dhe aleatë të tjerë të mëdhenj të popullit shqiptar!

Në përvjetor të mëdhenj e të lavdishëm të historisë së popullit shqiptar, pas gjakut të derdhur për liri, të mëdhenjtë kujtohen me respekt të madh!

Prishtinë, 14 Dhjetor 2022

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Rahovecit Smajl Latifi ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi…