Ali Nimanaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Istogut

15 gusht 2021 | 15:47

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë me dije se kandidat i PDK-së për kryetar të Istogut është Ali Nimanaj.

“Komuna e Istogut i ka të gjitha parakushtet për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Me bjeshkë e natyrë të mrekullueshme, me qytetarë punëtorë, Istogu duhet të trasnformohet në vend turistik që siguron mirëqenie shumë më të mirë për gjithë të rinjtë e të rejat, pa dallim”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Krasniqi ka thënë se kandidati i PDK-së për kryetar të Istogut, Ali Nimanaj e ka vullnetin dhe potencialin që të punojë për ndryshimin e modelit të qeverisjes në Istog.

“PDK do ta çlirojë potencialin e saj dhe do të hapet për tu krijuar hapësirë vendimmarrësve profesionistë të rinj, në njërën prej komunave më të bukura që ka Kosova. Ne do ta mbështesim Ali Nimanajn, për të zbatuar prioritetet e qytetarëve, për reforma rrënjësore me transparencë e llogaridhënie të plotë”, ka shkruar Krasniqi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftëtarët talebanë kanë hyrë në periferi të kryeqytetit afgan, Kabul…