Aliti: Populli i Kosovës e meriton kualifikimin në Evropian

12 nëntor 2019 | 23:22

Mbrojtësi i Kosovës, Fidan Aliti, ka thënë se populli dhe shteti i Kosovës e meriton të shkojë në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe këtë e dimë edhe ne. Këtë e shohim si finale. Besoj tek ekipi dhe nëse luajmë futboll si gjithmonë, do të dalim fitues. Ne e dimë çfarë kualitete ka Çekia dhe këtë e pamë kur luajtëm këtu në Prishtinë. Nuk diskutohet që ata kanë lojtarë me shumë kualitet dhe eksperiencë, por nëse luajmë si grup kam besim se do të marrim një rezultat pozitiv në Çeki”, ka thënë Aliti.

Në pyetjen e gazetarëve se në taborin çek ka pasur deklarata se e meritojnë kualifikimin para Kosovës, Aliti është shprehur: “Çdo lojtar thotë për veti se e meriton kualifikimin, si unë që them për Kosovën ashtu edhe kundërshtarët për kombëtaren e vete. Jo vetëm ne si lojtar dhe Kosova si ekip, por ky popull dhe ky shtet e meriton të shkojë në Evropian”, ka shtuar Aliti.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Milot Rashica theksoi se në ndeshjen kundër Çekisë nuk kanë…