Aliu diskuton me drejtorët për punën e komunës

09 shkurt 2018 | 16:29

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka mbajtur të premten takimin e dytë javor me drejtorët e drejtorive komunale.

Në këtë mbledhje është biseduar për një varg çështjesh të punës së përditshme të ekzekutivit komunal, për përgatitjen e seancës së radhës të Kuvendit Komunal dhe për gjendjen në drejtoritë komunale.

Me këtë rast, kryetari Aliu ka njoftuar drejtorët komunal edhe për zhvillimet javore si dhe vendimet që ka marrë gjatë kësaj jave. Ndërsa drejtorët e drejtorive komunale, kanë njoftuar kryetarin Aliu për veprimet që janë ndërmarr në drejtoritë përkatëse.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se numri i personave dhe…