Aliu: Gjithmonë do ta përkrahi KHF Ferizaj

03 korrik 2020 | 15:57

Ferizaj është kampion i Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave. Në finalen e zhvilluar ditë më parë Ferizaj doli skuadër më e suksesshëm se Istogu.

Ndeshja e parë në Ferizaj u fitua nga skuadra vendase me rezultat 34:29, ndërsa në ndeshjen e dytë Istogu fitoi me rezultat 27:26, por festa i takoi lojtareve të Ferizajt. Kampionet gjatë janë pritur në takim nga i pari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

“Sot prita vajzat sukseseplotë, trajnerët e drejtuesit e Klubit të Hendbollit Femrat ‘Ferizaj’ të cilat javën që shkoi i sollën Ferizajt e sportit ferizajas titullin e kampionit. Mbresëlënës vullneti e pasioni i vajzave e menaxhmetit të klubit për t’i dhënë këtij sporti e Ferizajt ngjyrat e kampionit, përkrahje që do ta kenë përherë nga qeveria ime”, ka shkruar Aliu në “Facebook”.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur në…