Aliu inspektohen punimet në rrugën “Sali Çekaj”

22 prill 15:13

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka inspektuar punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Sali Çekaj”, e cila ka rëndësi të veçantë për komunitetin e kësaj zone.

Gjatë këtij inspektimi, punëkryesit kanë njoftuar hollësisht kryetarin Aliu për projektin në fjalë. Me këtë rast, kryetari Aliu është shprehur i kënaqur me dinamikën e punës dhe cilësinë e punimeve.

Ai ka theksuar se komuna e Ferizajt është e vendosur që çdo projekt infrastrukturor ta mbikëqyr vazhdimisht, veçanërisht në cilësinë e punimeve për të siguruar përfundimin me kohë dhe sipas standardeve të projekteve infrastrukturore të filluara.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka shënuar të dielën Ditën Ndërkombëtare të…