Aliu lavdëron punën e mjekëve dhe infermierëve të Ferizajt

07 korrik 2020 | 17:14

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) dhe Spitalin e Përgjithshëm të kësaj komune, ku ka lavdëruar punën e punëtorëve shëndetësorë në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Ai ka thënë se “bluzat e bardha” tash e katër muaj nuk kanë të lodhur e ndaluar për të mbrojtur çdo jetë të qytetarëve ferizajas. “Tash kur lakorja e infektimit nga Covid-19 po shënon rritje, vizitova mjekët e infermierët e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalit të Përgjithshëm të Ferizajt, për t’i inkurajuar, për t’i qëndruar pranë për çdo nevojë e për të parë nga afër, koordinimin tash pasi riorganizuam ofrimin e shërbimit në hapësirat spitalore. Qytetarë, na takon ne të mbrohemi, që mos ta rrezikojmë as veten, as familjen e as të mos rrezikojmë mjekët e infermierët që po lënë gjithçka pas për t’i shërbyer qytetarët”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit” është titulli i librit…