Aliu: Në Ferizaj ofrohen 500 vende të lira pune

08 prill 2019 | 18:18

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë me dije së bizneset në këtë komunë kanë ofruar 500 vende pune me pagë minimale në vlerë prej 300 euro në muaj.

Me këtë rast, ai ka falënderuar bizneset ferizajase për ofrimin e kësaj mundësie.

“500 vende të lira pune me pagë minimale 300 euro, po presin fuqinë punëtore ferizajase dhe të tjerë. Sektori privat merr hov me këtë armatë punonjësish, duke i dhënë ekonomisë lokale vrullin e pandodhur më parë dhe familjeve – burim të sigurt të ardhurash. Kam kënaqësinë e gjithë vullnetin që të asistoj në këtë proces, ku mirëqenia juaj sociale e ekonomike është prioritet i qeverisjes sime. Falënderoj bizneset ferizajase për këtë bashkëpunim”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë konsideruar se Ligji për…