Aliu: Pas traumave nga ish-pushteti, Ferizaj ka hapur kapitullin e stabilitetit

19 prill 2018 | 16:36

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, të enjten ka paraqitur rezultatet e punës së tij për 100 ditë të qeverisjes.

Aliu gjatë një konferencë për medie ka thënë komuna e Ferizajt është e para nga tri komunat me gjendjen më të rëndë financiare në Republikën e Kosovës.

Ai ka bërë me dije se për këto 100 ditë të qeverisjes së tij ka arritur të menaxhojë një krizë të jashtëzakonshme financiare.

“I siguroj qytetarët e Ferizajt se të gjitha kapacitetet tona dhe ekspertët më të mirë janë vënë në veprim për të parandaluar fiaskon financiare që rrezikon komuna e Ferizajt nga borxhet dhe përmbaruesit privat”, ka thënë Aliu.

Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se është i vendosur ta çojë përpara vizionin dhe modelin e qeverisjes së mirë.

“Ferizaj pas traumës së pësuar nga ish-pushteti ka hapur kapitullin e stabilitetit, punës dhe dinamikës së re, përkushtimit maksimal për realizimin e platformës sonë qeverisëse, për ndryshimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve”, është shprehur Aliu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor  (MMPH), Albena Reshitaj, ka…