Aliu: Vetëvendosja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion me Ahmetin

09 mars 2018 | 13:18

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Luburn Aliu, i cili ka qenë drejtori i Shpend  Ahmetit në kryeqytet, ka treguar se Kryesia e Vetëvendosjes e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen prej organizatës të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se tash LV-ja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin.

Ky është postimi i plotë i Liburn Aliut:

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje! e ka shqyrtuar dhe pranuar sot dorëheqjen dhe largimin e Shpend Ahmetit, por më duhet ta them se jam thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i tij i padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes.

Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nëse dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin.

Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës.

Deri atëherë, meqenëse Shpend Ahmeti është në qeverisje në Prishtinë për shkak të Lëvizjes Vetëvendosje!, mendoj se është normale që drejtorët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje! të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunë të Prishtinës

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duket se për Justin Bieberin dhe Selena Gomezin problemet nuk…