Aliu zotohet për bashkëpunim me Bashkësinë Islame në Ferizaj

11 janar 12:40

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka pritur të enjten në takim drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj, në krye me kryetarin Bujar Hasanin, i cili shoqërohej edhe nga bashkëpunëtorët e tij.

Këta të fundit kanë uruar kryetarin Aliu për postin e të parit të komunës dhe kanë thënë se do të bashkëpunojnë ngushtë në çështje të caktuara me kryetarin dhe komunën e Ferizajt.

Ndërsa kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka falënderuar drejtuesit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Ferizaj për vizitën, ndërsa ka premtuar se do të kenë bashkëpunim të mirë në këto katër vite të qeverisjes lokale.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara