Allegri: Dybalas i duket vetja si Messi

31 maj 2022 | 16:42

Masimiliano Allegri ka dhënë një intervistë së fundmi në lidhje me sezonin e bardhezinjve, i cili në fakt u mbyll pa asnjë trofe të fituar.

“Milani, Interi dhe Napoli u renditën më lart se ne, por nuk ishin superiorë ndaj nesh. Nuk fituam asnjë nga takimet direkte, sepse na mungoi diçka nga ana karakteriale apo e menaxhimit”, ka thënë tekniku i Juventusit.

“Liderët e së ardhmes? Janë 2: De Ligt dhe Locatelli. Manuel mund të jetë kapiteni, ka karakteristika teknike dhe morale për të qëndruar shumë vite te Juventusi. Danilo ka qenë surpriza e këtij viti, një lider i vërtetë i heshtur. Vlahoviq? Dusan mund të jetë një lider sipas mënyrës së tij, do gjithmonë të fitojë. Kam stërvitur Cristiano Ronaldo, Ibrahimovic, Ronaldinho, Robinho, Cassano, Seedorf, Pirlo dhe Buffon. I vetmi që mungon ka qenë Messi. Këta lojtarë të mëdhenj më kanë dhënë shumë. Kam pasur përplasje, por kampioni i vërtetë nuk merr në telefon menaxherin pas një zënke, por tregon në fushë se është ai kampioni”, ka shtuar Messi.

Allegri foli edhe për sulmuesin Paulo Dybala që u largua nga Juventusi: “Paulo duhet të kthehet të jetë vetvetja, sepse në një moment i dukej vetja Messi i ri. Një lojtarë nuk mund të mendojë se është dikush tjetër. Ka akoma shumë për të dhënë, sepse ka shumë cilësi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një anije luftarake e marinës amerikane e llojit “USS Jason…