Allegri: E kam refuzuar Real, pasi e dua Juventusin

27 korrik 2021 | 17:32

Trajneri Massimiliano Allegri ka zbuluar se ka refuzuar ofertën e Real Madridin para se të emërohej trajner i Juventusit.

Trajneri u rikthye te “Zonja e Vjetër”, pas shkarkimit që i kishte ndodhur në vitin 2019. Derisa mbajti konferencën e parë për media, duke u prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Biankonerëve, Allegri ka thënë se ai ka refuzuar Real Madridin.

“E kam refuzuar Real Madridi që të bëhem trajner i ri, po. Dua t’u them faleminderit për mundësinë, mirëpo e dua Juventusin”, ka thënë trajneri.

Allegri tashmë ka filluar fazën përgatitore me skuadrën italiane, derisa shpreson që të rikthejë titullin e Serie A sërish ën Torino.

Juventusi po ashtu konfirmoi se Giorgio Chiellini shumë shpejt do të rinojë kontratën, derisa po vazhdojnë bisedimet me Paulo Dybalan.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…