Allegri është synim i Newcastelit

16 prill 2020 | 20:37

Newcastle United është skuadra që po lidhet me emrin e Massimiliano Allegri.

Trajneri i njohur italian, Maxi Allegri, ka përfunduar në radarin e skuadrës nga Premierliga, Newcastle United.

Është ‘Sportmediaset’ që raporton për interesimin ‘surprizë’ të anglezëve për shërbimet e Allegri.

Allegri më parë kishte bërë të ditur se ka qenë duke mësuar gjuhen angleze, në mënyrë që të përgatitet për një lëvizje jashtë kufijve. Italiani që dikur ka udhëhequr edhe skuadrën e Milan, ka fituar gjashtë ‘Scudetto’, katër Kupa të Italisë dhe tri Superkupa të Italisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri  në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se…