Allegri flet pas eliminimit të Juves nga Liga e Kampionëve

17 prill 2019 | 08:01

Ashtu si pjesa më e madhe e komentatorëve dhe analistëve, edhe Massimiliano Allegri komplimentoi Ajaxin për futbollin që tregoi mbrëmjen e djeshme, duke e cilësuar të merituar kualifikimin e holandezëve.

“Ajaxi ka merituar kalimin e turnit, pasi bëri një futboll të jashtëzakonshëm në pjesën e dytë. Ne luajtëm mirë 45 minutat e para, por pësuam një gol mjaftueshëm rastësor dhe më pas në pjesën e dytë na mungoi kurajoja për të synuar përmbysjen”, ka thënë Allegri.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, i cili është paralajmëruar…