Allegri pas barazimit ndaj Empolit: Nuk mund të fitojmë gjithmonë

28 janar 2024 | 12:11

Juventusi nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi ndaj Empolit.

Bardhezinjtë mbetën me 10 lojtarë prej minutës së 16-të pas daljes me karton të kuq të Milik.

Pavarësisht se bardhezinjtë kaluan të parët në avantazh me anë të Vlahoviç, miqtë arritën të gjenin baraspeshën me golin e Baldanzit.

Ndërkohë në prononcimin e dhënë pas këtij dueli, trajneri Allegri, u përpoq të ruante qetësinë, duke i mëshuar pjesës që objektivi është që në fund të kampionatit të jenë në top katërshen që të dërgon në Champions.

Sipas tekniku bardhezi, skuadra që ai drejton nuk mund të fitojë gjithmonë.

“Skuadra luajti një ndeshje të mirë, ata nuk u çorganizuan edhe pasi ishim me dhjetë lojtarë. Ky është futbolli, nuk mund të fitosh çdo ndeshje. Përjashtimi i papritur e komplikoi ndeshjen. Interi është favorit, duhet të jemi në mesin e katër më të mirëve në maj, kur të përfundojë kampionati.

Askush nuk e priste në fillim të sezonit që Juventusi të kishte këtë ecuri, prandaj duhen përgëzuar këta djem. Ne u përpoqëm ta fitonim këtë ndeshje, patëm dy situata të favorshme në pjesën e parë, në pjesën e dytë menjëherë kaluam në avantazh, pastaj ishte një top tjetër ku Kambiaso rrëshqiti dhe mund të kishte gjuajtur pa dështuar, por ky është futbolli. Djemtë bënë një lojë të mirë.

Dueli kundër Interit më 4 shkurt? Do të luajmë kundër ekipit më të fortë, do të jetë ndeshje e luftuar, por ata janë favoritë”, deklaroi Allegri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se ky subjekt…