Allegri shihet si zëvendësues i Solskjaerit

07 tetor 2019 | 14:28

Pozita e trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer po “dridhet” akoma më shumë pas humbjes në ndeshjen e fundit nga Newcastel (1-0).

Vetëm 9 pikë në 8 ndeshje e bëjnë shumë të vështirë situatën për norvegjezin, i cili rrezikon të shkarkohet që në fillim të tetorit. Nëse situata nuk do të ketë përmirësim të menjëhershëm, Solskjaer do të largohet dhe klubi do të kërkojë për zëvendësuesin e tij.

Siç raporton “La Gazzeta Dello Sport”, Massimiliano Allegri është opsioni numër një për “djajtë e kuq”, për të marrë drejtimin e klubit. Italiani është me eksperiencë të madhe dhe pëlqehet shumë nga klubi anglez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në…