Daçiqi tregon çfarë i thanë amerikanët për koalicionin Kurti-Mustafa

07 tetor 2019 | 14:23

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Beograd se emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, qysh para dy muajve i ka thënë se ShBA-ja pret që Albin Kurti dhe Isa Mustafa ta krijojnë Qeverinë e re në Kosovë.

Ai këto komente i ka bërë pas samitit të 19-të ekonomik të Serbisë, ku ka thënë se se gjoja amerikanët i kanë thënë se “se ky është një realitet pak më i ndërlikuar duke marrë parasysh se për herë të parë po ballafaqohen me Vetëvendosjen, partinë e cila angazhohet për Shqipëri të Madhe”.

“Është një çështje se çfarë flet dikush kur është në opozitë, ndërsa tjetra se çfarë do të bëjë kur të vijë në pushtet”, ka thënë Daçiqi.

Sipas tij, Serbia nuk mund të ndikojë se kë do ta zgjedhin qytetarët e Kosovës dhe duhet të bashkëpunojë me të gjithë, pavarësisht se a i pëlqen dikujt ndonjë parti politike ose jo. /Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve (QNR) tashmë është…