Allegri: Të fitojmë titullin vitin tjetër! Pogba? Është lojtar i Unitedit 15 maj 2022 | 14:59 Massimiliano Allegri, trajneri i Juventusit, në prag të ndeshjes kundër Lazios, doli para mediave dhe foli për sezonin aktual, zërat e merkatos dhe duelin që bardhezinjtë zhvillojnë nesër. “Na vjen shumë keq që nuk fituam një trofe këtë vit, por nuk është pak kualifikimi në Champions. Vitin tjetër duhet të përgatitemi për të fituar titullin. Ky është një objektiv i qartë për të gjithë”. “Jemi në formë. Nesër luajmë ndeshjen e fundit në shtëpi dhe duhet të bëjmë një paraqitje dinjitoze. Do të jetë festa e Chiellinit dhe ndeshja e fundit në shtëpi e Dybala. Duhet të nderojmë këtë sfidë”, ka thënë Allegri. “Pogba? Është lojtar i Manchester United dhe nuk mund të flasim për merkato deri në përfundim të sezonit”, ka thënë Allegri, i ngacmuar pas lajmeve të fundit për mesfushorin francez. Lajme të sponsorizuara Të Fundit 04 korrik16:40 Partey akuzohet për përdhunim 04 korrik16:30 Aston Villa konfirmon largimin e Coutinhos 04 korrik16:18 Vinicius zbulon këshillën që i dha Ronaldos 04 korrik16:00 Salah mesazh prekës për Jotën: Nuk e kisha menduar se do kisha frikë të kthehesha në Liverpool 04 korrik15:40 Daku, lojtari i tretë më i paguar në Rusi 04 korrik15:15 Shpëtim Babaj emërohet drejtor sportiv i KF Prishtina e Re