Almir Kryeziu, ‘Ylli i Javës’ në Superligë

20 tetor 2025 | 11:09

Futbollisti i FC Ballkanit, Almir Kryeziu është shpallur “Ylli i Javës” për javën e nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), në bashkëpunim me sponsorin zyrtar të Superligës, “Albi Mall”, ka ndarë çmimin tradicional që i dedikohet futbollistit më të dalluar të javës.

Kryeziu është vlerësuar për paraqitjen e tij të shkëlqyer në ndeshjen kundër KF Dukagjinit, ku shënoi dy golat e vetëm në fitoren 2:0, duke i siguruar Ballkanit tri pikë të rëndësishme në garën për titull.

Vlerësimi është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit.

Pas marrjes së çmimit, Kryeziu është shprehur i lumtur për këtë vlerësim.

“Ka qenë një ndeshje e vështirë, por pushimi që e kishim për ndeshjet e Kombëtares na ka ndihmuar që të punojmë dhe të analizojmë mirë kundërshtarin. Jam i lumtur, në aspektin individual, që kam shënuar dy gola dhe që po arrij ta ndihmoj ekipin. I falënderoj bashkëlojtarët dhe shtabin teknik për besimin dhe bashkëpunimin. Synimet e Ballkanit, si gjithmonë, janë kreu i tabelës dhe besojmë që me punë do ta arrijmë objektivin tone”,  ka thënë ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në…