Alonso drejt shkarkimit, City rasti i fundit
Xabi Alonso mund të shkarkohet nga posti i trajnerit të Real Madridi gjatë kësaj jave, kanë njoftuar të hënën mediumet spanjolle. Humbja nga Celta Vigo në ndeshjen e fundit kampionale, ka bërë që bordi i klubit madrilen ta njoftojë Alonson se i duhet patjetër fitorja ndaj Manchester Cityt për t’i shpëtuar shkarkimit.
Real Madridi ka vetëm dy fitore në shtatë ndeshjet e fundit, ndërsa të mërkurën mbrëma do të përballet me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, përballje kjo që luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Është bërë me dije se Real Madridi, tashmë ka nisur të hulumtojë tregun e trajnerëve dhe dy janë në listë të ngushtë për të zëvendësuar Alonson, Zinedine Zidane dhe Jurgen Klopp. Alonso ka marrë drejtimin e Real Madridit para fillimit të këtij sezoni ka kontratë valide deri në verën e vitit 2028.



