Derbi mes Prishtinës dhe Dritës përfundon pa fitues
01 mars 2026
| 22:25
Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së 22-të në Superligë mes Prishtinës dhe Dritës.
Dueli i zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat 1:1. Prishtina kaloi e para në epërsi në minutën e 43-të kur Ilievski realizoi në minutën e 43-të.
Në pjesën e dytë, Drita arriti të barazonte rezultatin në minutën e 54-të, rezultat me të cilin edhe u mbyll ndeshja.
Me këtë barazim, Drita bie në vendin e dytë me 39 pikë, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e parë.
Në anën tjetër, Prishtina mbetet e treta me 37 pikë gjithsej.



