Alonso: Mbappe rifitoi katër kilogramët që humbi në Botërorin e Klubeve

25 gusht 2025 | 15:12

Real Madridi e mori fitoren e dytë radhazi në La Liga dhe pas sfidës kundër Real Oviedos, foli trajneri Xabi Alonso. “Mendoj se ishim shumë të mirë. Dominuam më shumë pjesën e parë, luftuam pak më shumë në të dytën, por luajtëm mirë në mbrojtje. Po përmirësohemi dhe jam i lumtur”, ka thënë Alonso, i cili foli edhe për Kylian Mbappe.

“Ai ka shtuar katër kilogramë. Ai humbi katër në Kupën e Botës. Ai po luan mirë, më pëlqen ta shoh të luajë kështu. Ai luajti shumë mirë sot, dhe ndeshjen e parë gjithashtu. Ne ende po vlerësojmë se çfarë duhet të rregullohet, por ndjenja është e mirë”, ka deklaruar Alonso.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me një postimi në rrjetet sociale, ai ndau me ndjekësit…