Alonso: Mclareni, pretendent për podiumin

06 prill 2018 | 14:56

Fernando Alonso ka besim se makina McLaren mund të luftojë për tre vendet e para në Çmimin e Madh të Bahreinit, garë që do të zhvillohet këtë fundjavë.

Në konferencën për shtyp përpara garës, piloti spanjoll deklaroi se “makina ka potencial”. “Në Australi kapëm një vend të pestë, por të mos harrojmë se të dyja makinat Haas e braktisën garën dhe pati një dalje të makinës së sigurisë. Nëse i marrim maksimumin makinës që kemi, mund të luftojmë me më të mirët”, theksoi dy herë kampioni i botës. “Mendoj se me të parët (Mercedes dhe Ferrari) kemi hendek të madh, por në pesë garat e ardhshme do të përpiqemi ta zvogëlojmë këtë hendek. Nuk pres të luftoj për titullin, por në disa gara besoj se do të luftoj për podiumin, ndërsa pres që të përfundoj shpesh në vend të pestë e të gjashtë”, ka deklaruar Alonso.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) do ta mbështes…