BERZh-i shpreh gatishmëri ta ndihmojë Kosovën në tre sektorë

06 prill 2018 | 14:35

Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) do ta mbështes Kosovën në sektorin privat, ekonominë e gjelbër dhe infrastrukturë. Kështu ka thënë shefi i zyrës së BERZh-it në Kosovë, Neili Taylor.

Në takimin që është mbajtur në praninë e kryeministrit dhe kryetarëve të komunave, Taylor ka pohuar se BERZh-i ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me Kosovën.   “BERZh-i ka qenë partner i Kosovës për shumë vite. Arsyeja që jam këtu është se BERZh-i mendon se ne do të duhet të bëjmë më shumë këtu. Ne kemi tri fusha me prioritet: sektori privat, ekonomia e gjelbër dhe infrastruktura. Mesazhi im është se BERZh-i është i hapur dhe jemi të gatshëm të punojmë me ju. Ne jemi të fokusuar tek projektet që kanë impakt në rritjen ekonomike”, ka thënë Taylor.

Sipas tij, është e rëndësishme që të punojnë me qeverinë, veçanërisht me Ministrinë e Financave që të përzgjedhin projektet prioritare në fokus të shikojmë projektet që janë në fazë të përgatitjes më të avancuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prof. Dr. Imer Rusinovci Tani është koha të filloni me…