Alonso mund të rikthehet në Formula 1

07 korrik 2020 | 18:08

Fernando Alonso mund të bëjë një rikthim sensacional në Formula 1. Shefi i Renaultit, Cyril Abiteboul, i ka thënë stafit të tij se është duke u angazhuar që piloti spanjoll të jetë në këtë skuadër deri në vitin 2021.

Shumë nga stafi i kompanisë franceze kanë punuar me pilotin në të kaluarën, ndërsa ai pritet të jetë partner i Esteban Ocon. Alonso e ka drejtuar Renaultin në gjashtë sezone, gjatë viteve 2003-2009, duke e fituar dy herë titullin (2005 dhe 2006).

38-vjeçari është jashtë kampionatit automobilistik qëkur u largua nga McLareni në fund të vitit 2018, mirëpo asnjëherë nuk e ka mohuar një rikthim të mundshëm. Ocon, i cili mund të jetë partner i spanjollit, ka thënë se e mirëpret rikthimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lakmia për ta puthur qiellin mbi ballin e nënës, nga…