
Alonso për fitoren e parë në krye të Realit: Ishte shumë e rëndësishme
23 qershor 2025
| 11:12
Real Madridi e mposhti Pachucan (3-1) në Botërorin e Klubeve, kurse kjo ishte edhe fitorja e parë për Xabi Alonson si trajner i klubit “mbretëror”. Alonso ka thënë se kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme.
“Ishte një fitore shumë e rëndësishme, mbi të gjitha për mënyrën se si u arrit. Të luash thuajse gjatë gjithë ndeshjes me një lojtar më pak është shumë impenjuese. Jam i lumtur për mënyrën se si luajtëm, me shumë inteligjencë. Asencio? Është e trishtueshme, është një gabim që shënjon të gjithë ndeshjen, mënyrën se si do të luash, por këto janë gjëra nga ku mund të mësosh. Është më mirë të pësosh një gol që në fillim se sa të mbetesh me 10-të lojtarë”, ka thënë Alonso.