Milan shënon fitore në udhëtim ndaj Lecces

29 gusht 2025 | 23:31

Milani ka shijuar fitoren e parë në Serie A. ‘Rossonerët’ mundën në udhëtim Leccen, me rezultat 2-0, të premten në kuadër të xhiros së dytë në elitën e futbollit italian.

Skuadra e Massimiliano Allegrit bëri paraqitje më të mirë së skuadra nikoqire duke e kërkuar më shumë fitoren dhe duke marrë pikët maksimale në duel me Lecce-n skuadër në të cilën u paraqiten edhe dyshja shqiptare Ramadani-Berisha.

R. Loftus-Cheek në minutën e 66-të dhe Pulisic në minutën e 88-të shënuan nga një gol për fitoren e Milanit, skuadër kjo që realizoi edhe dy gola në këtë duel, por që u anuluan me pas nga VAR-i.

Milan zë vendin e shtatë me tri pikë, kurse, Lecce është e 15-ta me vetëm një pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndaluar…