Yamal synon t’ia marrë rekordin Mbappes, i mjafton edhe një gol në Champions

03 nëntor 2026 | 16:18

Lamine Yamal është pranë vendosjes së një rekordi të veçantë në Ligën e Kampionëve, duke synuar ta kalojë Kylian Mbappen në një statistikë historike.

Sipas gazetës madrilene “Marca”, ylli i Barcelonës synon të bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Champions League për lojtarët nën moshën 20-vjeçare.

Aktualisht, Yamal dhe Mbappe kanë nga 13 gola të shënuar në këtë garë para se të mbushin 20 vjeç.

Spanjolli e ka barazuar rekordin e francezit me golin e realizuar ndaj Paris Saint-Germain javën e kaluar.

Tashmë, Yamal ka mundësinë ta kalojë Mbappen në përballjen ndaj Aston Villas.

Ai do të mbetet nën moshën 20-vjeçare deri më 17 korrik 2027, çka i jep kohë për ta përmirësuar edhe më shumë këtë statistikë.

Pas tyre renditet Erling Haaland me 10 gola, ndërsa Jude Bellingham, Patrick Kluivert, Karim Benzema dhe Raul Gonzalez kanë nga gjashtë gola.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Pejës, Valbona Disha-Haxhosaj, ka…