Kosova mëson kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

03 nëntor 2026 | 14:39

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave i ka mësuar kundërshtaret për edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Dardanet do të garojnë në Ligën B, ndërsa shorti i hedhur të martën në selinë e UEFA-s, në Nion, i ka vendosur në Grupin B4, së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.

Në ceremoninë e tërheqjes së shortit, Federata e Futbollit e Kosovës është përfaqësuar nga shefja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka, dhe përzgjedhësja e Kombëtares, Sanije Krasniqi.

Në edicionin e ri, Liga A dhe Liga B do të përbëhen nga nga 16 kombëtare secila, ndërsa 22 kombëtaret e tjera do të garojnë në Ligën C.

Liga A dhe Liga B do të ndahen në nga katër grupe me nga katër skuadra, ndërsa Liga C do të përbëhet nga gjashtë grupe, katër prej tyre me nga katër skuadra dhe dy me nga tri skuadra.

Ndeshjet e xhirove të para dhe të dyta të fazës së grupeve do të zhvillohen nga 23 shkurti deri më 6 mars 2027.

Ndeshjet e xhirove të treta dhe të katërta janë paraparë për periudhën 13–24 prill, ndërsa dy xhirot e fundit të fazës së grupeve do të zhvillohen nga 7 deri më 15 qershor 2027.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjigant anglez, Manchester United synon të përforcohet në afatin kalimtar…