Zhegrova mund të përfitojë nga lëndimi i Locatellit, Juventusi shqyrton përfshirjen e tij në Ligën e Evropës

03 nëntor 2026 | 13:45

Juventusi mund të ketë mundësinë ta ndryshojë përkohësisht listën e lojtarëve për garat evropiane dhe njëri prej futbollistëve që mund të përfitojë nga kjo situatë është edhe Edon Zhegrova, raportojnë mediat italiane.

Megjithatë, përfshirja e tij në listën e Ligës së Evropës nuk është e sigurt, pasi klubi duhet të tejkalojë disa pengesa dhe të përmbushë kushtet e përcaktuara nga UEFA.

Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të bëjnë një zëvendësim të përkohshëm në Listën A gjatë fazës së ligës, deri në përfundim të xhiros së gjashtë, në rast se një futbollist pëson dëmtim ose sëmundje që e mban jashtë fushave për të paktën 60 ditë.

Kjo mundësi është hapur te Juventusi pas lëndimit të Manuel Locatellit, i cili pritet të mungojë për më shumë se dy muaj.

Megjithatë, situata e Edon Zhegrovës është më e ndërlikuar. Reprezentuesi i Kosovës nuk bën pjesë në listën aktuale të Juventusit për Ligën e Evropës dhe, për ta përfshirë atë, klubi duhet të gjejë një zgjidhje që përputhet me të gjitha kushtet e përcaktuara nga UEFA.

Zhegrova është paraqitur në tetë ndeshje në Serie A këtë sezon, duke shënuar dy gola dhe duke regjistruar po aq asistime.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, po vazhdon me…