Ermal Krasniqi përfshihet në formacionin e javës në Turqi
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Ermal Krasniqi, po vazhdon me paraqitje të mira në Superligën e Turqisë, ku aktivizohet me fanellën e Amedsporit.
Një tjetër paraqitje të mirë, Krasniqi e ka bërë në ndeshjen e fundit kundër Eyupsporit, të cilën Amedspori, i udhëhequr nga trajneri Besnik Hasi, e ka fituar me rezultat 5:1.
Në këtë fitore bindëse, Krasniqi ka kontribuar me një gol, duke realizuar të parin këtë sezon në kampionatin turk. Ai ka regjistruar edhe dy asistime në 10 ndeshje të zhvilluara.
Paraqitjet e mira i kanë siguruar atij një vend në formacionin më të mirë të javës së dhjetë, të përzgjedhur nga sajti i specializuar “SofaScore”.
Krasniqi është vlerësuar me notën 8.3 për paraqitjen ndaj Eyupsporit dhe është njëri prej dy futbollistëve të Amedsporit që janë përfshirë në 11-shen më të mirë të xhiros.




