Gjakova dhe Fazliu ngjiten në ranglistën botërore të xhudos

03 nëntor 2026 | 12:56

Suksesi në Grand Slamin e Abu Dabit ka bërë që Akil Gjakova dhe Laura Fazliu të përparojnë në ranglistën botërore të xhudos. Vendi i pestë në kategorinë deri në 73 kilogramë i ka mundësuar Akil Gjakovës të ngjitet për 14 pozita.

Tani, ai renditet në vendin e 32-të në ranglistën botërore të kësaj kategorie, pasi ka fituar 360 pikë falë paraqitjes në Abu Dabi.

Ndërkohë, Laura Fazliu, e cila është renditur e treta, ka fituar 500 pikë dhe është ngjitur për tri pozita në kategorinë deri në 63 kilogramë, ku tani mban vendin e 11-të. Garën e ardhshme xhudistët kosovarë do ta kenë nga 13 deri më 15 nëntor, në kuadër të Grand Prix-it në Zagreb.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Harry Kane ka arritur majën individuale të futbollit botëror duke…