Tragjedi në futbollin spanjoll, ndërron jetë Jesus de Miguel i Tenerife-s

03 nëntor 2026 | 12:32

Futbolli spanjoll është në zi pas lajmit për vdekjen e sulmuesit të CD Tenerife-s, Jesus de Miguel, në moshën 30-vjeçare.

Futbollisti spanjoll ka ndërruar jetë këtë të martë, më 3 nëntor, në spitalin Nuestra Señora de la Candelaria, në Santa Cruz de Tenerife, pasi nuk ka arritur t’u mbijetojë pasojave të një goditjeje të rëndë të marrë gjatë ndeshjes ndaj FC Andorra.

Ngjarja tragjike ka ndodhur të hënën, në minutat shtesë të takimit, kur De Miguel është përplasur aksidentalisht me portierin e Andorrës, Jesus Owono, gjatë një dueli për topin. Sulmuesi ka marrë një goditje të fortë në gjoks dhe ka pësuar arrest kardiorespirator.

Stafi mjekësor ka ndërhyrë menjëherë në fushë, ndërsa futbollisti është transportuar me urgjencë në spital, ku është shtruar në repartin e kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij është përkeqësuar dhe ai ka ndërruar jetë në orën 08:00 të mëngjesit.

Ndeshja mes Tenerife-s dhe Andorrës është ndërprerë përfundimisht në minutën e 108-të, për t’u mundësuar ekipeve mjekësore ndërhyrja dhe transportimi i futbollistit.

Klubi i Tenerife-s e ka konfirmuar lajmin përmes një komunikate, duke shprehur dhimbjen për humbjen e lojtarit dhe duke kërkuar respekt për familjen e tij në këto momente të vështira.

Jesús de Miguel ka qenë një nga protagonistët e Tenerife-s në ngjitjen në Segunda División, ndërsa sezonin e kaluar ka realizuar 11 gola për skuadrën.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka nisur përgatitjet për dy…