 
                    “Amazon” prezanton robotin Astro
                01 tetor 2021
                |  15:00
            
        Kompania “Amazon” ka njoftuar se ka prodhuar një robot të pagëzuar me emrin Astro. Sipas “Amazon”, roboti është një pajisje teknologjike e zgjuar dhe mund të kryejë disa funksione.
Kompania tha se Astro mund të kontrollohet nga distanca kur nuk jeni në shtëpi, për të kontrolluar kafshët shtëpiake, familjarët e tjerë ose sigurinë e banesës.
Ai gjithashtu mund të patrullojë një shtëpi automatikisht dhe t’u dërgojë pronarëve një njoftim nëse zbulon diçka të pazakontë.
Lidhur me shqetësimet e privatësisë, Amazon ka shpjeguar se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Roboti ka disa kamera dhe mikrofona që kur janë të fikura nuk lejojnë robotin të lëvizë.

 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        