
Ambasada amerikane me njoftim të ri për aplikimin e vizave
28 prill 2020
| 16:45
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka dhë një njoftim të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me aplikimin e vizave.
Në njoftim thuhet se “Departamenti i Shtetit ka shtyrë hapjen e kontrollit të statusit hyrës për aplikantët e vizave nga 5 maji deri më 6 qershor 2020”.
“Hapja e vonuar nuk do të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të para-përpunuar dhe planifikuar intervistat e vitit 2021, të cilat janë planifikuar të fillojnë më 1 tetor 2020”.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4429299403762847&id=127665510592946