Prishtinës sivjet do t’i shtohen 12 mijë drunj të gjatë e 1 milion lule sezonale

28 prill 2020 | 16:42

Komuna e Prishtinës përmes një postimi në “Facebook”,  ka konfirmuar se sivjet do të mbillen 12 mijë drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale.

“Më shumë hapësira të gjelbra, drunj e lule do të thotë ambient më i pastër, më i bukur dhe më i shëndetshëm. Për këtë të gjithë kemi nevojë, sidomos nëse jetojmë në qytet ku jeta ka një dinamikë tjetër. Prishtina po vazhdon të gjelbërohet dhe sivjet do të i shtohen 12.000 drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale”, thuhet në njoftim.

Komuna ka postuar disa të kreut të saj, Shpend Ahmetit dhe humoristit Vedat Bajrami duke mbjellë drunj.

“Sot bashkë me Vedatin e Stupcave mbjellëm disa fidane pranë QMF-së në Bregun e Diellit. Duke treguar shembull për brezat e rinj, duhet gjithmonë të kujdesemi për rrethin ku jetojmë. Sepse, çdo ditë është Dita e Tokës! Vazhdo rri n’shpi që më shpejtë të e shijojmë bashkë pranverën në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kuvendin e Kosovës janë parë duke hyrë edhe përfaqësuesit…