Ambasada amerikane tregon se kur duhet të mbahet maska

10 gusht 2020 | 14:18

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, ka këshilluar qytetarët e Kosovës që të mbajnë maska.

Përmes një njoftimi në profilin e saj në “Facebook”, ambasada ka treguar se kur duhet mbajtur maska e kur jo, në mënyrë që të parandalohet përhapja e Covid-19.

“Mbani maskën kur jeni në publik, sidomos kur nuk mund të qëndroni më larg se 2 metra nga ata që nuk jetojnë në shtëpinë tuaj”, është thënë në njoftimin e ambasadës.

Nëpërmjet një grafike, ambasada ka treguar edhe vende se ku duhet mbajtur maska.

“Gjatë blerjes, vizitat tek mjeku dhe në farmaci, gjatë qëndrimit në restorant (Kur nuk jeni duke ngrënë), në veturën e dikujt tjetër dhe në transportin publik, duhet mbajtur maska”, është thënë në njoftim, duke shtuar se në shtëpi me anëtarët e familjes dhe në veturë kur jeni me familjarë, nuk është e nevojshme që të mbahet maska.

Wondering when to use a mask? Wear a mask when you are in a public setting, especially when it is difficult stay 6 feet…

Publiée par U.S. Embassy Pristina, Kosovo sur Lundi 10 août 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për rundin…