Ambasada austriake dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

30 nëntor 2024 | 15:46

Ambasada austriake në Kosovë ka dënuar sulmin në Ibër-Lepenc.

Në reagimin e kësaj ambasade thuhet se ky sulm duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin në kanalin Ibër-Lepenac. Kanali është thelbësor për furnizimin me ujë dhe për funksionimin e termocentralit më të madh të Kosovës. Ky sulm duhet të hetohet me shpejtësi dhe përgjegjësit të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot në orën…