Ambasada britanike dhe BE-ja ndihmojnë në financimin e dy projekteve në Klinë

11 janar 16:09

Në komunën e Klinës do të realizohen dy projekte të rëndësishme. Njëri projekt ka të bëjë me rregullimin e rrugës deri te Manastiri i Budisalcit dhe projekti tjetër ka të bëjë me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur.

Projekti për asfaltimin e rrugës 500 metra deri të Manastiri i Budisalcit është financuar nga Ambasada e Britanisë së Madhe me 32 mijë euro dhe Ministria për Komunitete dhe Kthim (MKK) me 8 mijë euro.
Ndërkaq FSK-ja do të bëjë rregullimin, trasimin dhe shtruarjen e rrugës me zhavorr, ndërsa firma e kontraktuar do të bëjë asfaltimin e saj.

Projekti i dytë që financohet nga Bashkimi Evropian dhe MKK-ja, ka të bëjë me kthimin dhe integrimin e personave të zhvendosur nga Kosova. Këtu parashikohet ndihma në kthim dhe integrim të komuniteteve të zhvendosur, serbë, ashkali, egjiptianë dhe romë që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

Projekti në fjalë do të zgjasë 42 muaj dhe përfshin, rindërtimin e shtëpive dhe asistencë në gjenerimin e të hyrave për familjet që kthehen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas deklaratave qeveritare të Koresë së jugut, këtë javë se…